Under Header

spot_img

KAMPIONI AKTUAL E SIGURON ”FINAL FOUR”-IN E EUROLIGËS

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi si kampion aktual e ka siguruar sonte ”Final Four”-in e Euroligës për këtë edicion.

Skuadra turke e drejtuar nga strategu Ergin Ataman, ka arritur që në ”Sinan Erdem Dome Arena” me shifrat e përgjithshme 75-70 të avancojë tutje.

Tibor Pleiss me 25 pikë e 6 kërcime dhe Vasilije Micic me 20 sosh, ishin dy individët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Efesit sonte.

Te Milano ishin të pamjaftueshëm, Luigi Datome me 21 pikë e Kyle Hines me 10 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-1, Anadolu Efesi i bashkohet Real Madridit në ”Final Four” të Euroligës që sivjet mbahet në Beograd” me datat 19-21 maj.

/AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds