Basketboll

VIRTUS BOLOGNA ARRIN FINALEN E EUROCUPIT, DO TË NDESHET ME BURSASPORIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe italiane, Virtus Bologna është finalisti i dytë i kompeticionit të dytë më të madh në Evropë, Eurocup.

Ekipi bolonjez triumfoi sonte në gjysmëfinale ndaj Valencias në Spanjë 73-83.

Tornike Shengelia me 15 pikë, Marco Belinelli me 14 e Milos Teodosic me 12 sosh, ishin tre basketbollistët që u dalluan në këtë fitore me shumë vlera te Virtusi sonte.

Derisa te Valencia s’mjaftuan për një fitore, Jasiel Rivero me 17 pikë e Xabier Lopez-Arostegui me 16 sosh.

Kjo fitore e dërgon Virtus Bolonjën në finale të Eurocup, ku do të ndeshet me skuadrën turke, Bursaspor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.