Basketboll

FINALE SPANJOLLE – NË ”FINAL FOUR” NË SPANJË – NË LIGËN E KAMPIONËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Baxi Manresa është skuadra e dytë finaliste e Ligës së Kampionëve në basketbollin evropian.

Ekipi spanjoll arriti ta mposht Ludwigsburgun gjerman në gjysmëfinale me shifrat 55-63 dhe arriti në finalen e madhe gjatë ”Final Four”-it i cili po mbahet në Bilbao të Spanjës.

Yankuba Sima me 15 pikë dhe Chima Moneke me 13 sosh, ishin dy individët që u dalluan te Manresa në këtë fitore shumë të vlefshme.

Derisa te gjermanët ku luan edhe ish-fundori i Sigal Prishtinës, Jordan Hulls i cili për 32 minuta lojë i realizoi 4 pikë, pikë dyshifrore sonte realizoi vetëm Justin Simon që kishte 18 sosh.

Kjo fitore e dërgon Manresën në finale dhe në Bilbao të dielën do të kemi finale spanjolle, Tenerife – Manresa.

Ludwigsburgu dhe Hapoel Holoni luajnë poashtu të dielën për pozitën e tretë.

Vlen të ceket se fituesi i kësaj gare edicionin e ardhshëm e fiton të drejtën e garimit të Eurocup.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.