TENERIFE – FINALISTI I PARË I LIGËS SË KAMPIONËVE NË BASKETBOLLIN EVROPIAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Eshtë mësuar skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve në basketbollin evropian në ”Final Four”-in që po zhvillohet në Bilbao të Spanjës.
Tenerife e mposhti pak minuta më parë në gjysmëfinale skuadrën e Hapoel Holonit 71-78, për t’u kualifikuar në finalen e madhe.
Veterani spanjoll, Marcelo Huertas ishte individi më meritor për këtë fitore madhore të Tenerifes sonte me 17 pikë, 9 asiste e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Giorgi Shermadini me 14 pikë e 7 kërcime.
Te Hapoel Holoni s’mjaftoi për fitore, Joe Ragland me 22 pikë.
Kjo fitore e dërgon Tenerifen në finale të Ligës së Kampionëve për këtë edicion e ku takohen me fituesin e sfidës, Ludwigsburg – Manresa.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.