YLLI E NIS ME FITORE TË THELLË SERINË GJYSMËFINALE NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore të thellë serinë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës.
Ekipi i Adis Beqiragiqit shënoi sonte fitore në shtëpi ndaj mysafirëve nga Prishtina me epilogun final
Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku më e barabartë (17-12, 24-15) 41-27, derisa në të dytën vendasit arritën të shkëputen në rezultat (21-13, 11-8) dhe krijuan një diferencë të konsiderueshme çka ju siguroi fitoren.
Mikaile Tmusiq dhe Henrik Shirko ishin dy individët që u dalluan sonte te Ylli në këtë fitore, ku malazezi me nënshtetësi kosovare kishte 19 pikë e kroati Shirko shtoi 17 pikë, 7 kërcime e 6 asiste.
Te Prishtina, Jetmir Zeqiri kishte 13 pikë dhe Biram Faye realizoi 11 pikë e 12 kërcime.
Ylli me këtë fitore e merr avantazhin e serisë në 1-0 dhe edhe ndeshjen e radhës e zhvillon në Therandë, derisa ekipi që arrin tri fitore kualifikohet në finale të ligës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.