Basketboll

TREPÇA E FITON PËRBALLJEN E PARË GJYSMËFINALE NDAJ PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar përballjen e parë të serisë gjysmëfinale në ArtMotion Superligën e Kosovës ndaj Pejës.

‘Xehtarët’ kanë arritur fitore në shtëpi ndaj pejanëve me shifrat 75-68.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e ngushtë me Trepçën që fitoi çerekun e parë 23-17, derisa i dyti i takoi ngushtë Pejës 17-18 dhe pjesa e parë u mbyll 40-35 në favorin e Trepçës.

Në pjesën e dytë, Trepça e nisi për mrekulli duke e fituar periodën e tretë 23-14 dhe krijoi epërsi solide, por në periudhën e fundit Peja hyri furishëm dhe nuk u dorëzua duke e tentuar rikthimin, verdhezinjët fituan çerekun e tretë 12-19, por jo mjaftueshëm dhe në fund mitrovicasit i’u gëzuan fitores.

Rodney Purvis ishte figura më e dallar te Trepça sot në fitore me 22 pikë, 8 asiste e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Andrew Gordon me 16 pikë e Ty Cockfield me 12 sosh.

Te Peja ishin të pamjaftueshëm për fitore, Darrius Washington me 22 pikë e Stephen Maxwell me 14 sosh.

Trepça e nisi me fitore serinë gjysmëfinale ndaj pejanëve dhe mori avantazhin e serisë në 1-0, derisa edhe ndeshja e dytë zhvillohet të ”Minatori” gjatë mesjavës.

Të kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.