Basketboll

SKUADRA SPANJOLLE – TENERIFE, FITON LIGËN E KAMPIONËVE PËR STINORIN 2021/22

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra spanjolle, Tenerife është fituese e Ligës së Kampionëve në basketboll për edicionin 2021/22.

Në ”Final Four”-in e zhvilluar në Bilbao të Spanjës me një finale poashtu spanjolle, Tenerife arriti ta mposht në duelin vendimtar ekipin e Baxi Manresës me shifrat 87-98, duke u shpallur kampion i garës.

Finlandezi, Sasu Salin me 18 pikë, kanadezi Kyle Wiltjer me 17, gjeorgjiani Giorgi Shermadini me 14, braziliani Marcelo Huertas me 13 dhe kanadezi tjetër Aaron Doornekamp me  11 pikë, ishin individët kryesorë të Tenerifes në këtë fitore me vlerë trofeu.

Derisa te te Manresa ishin të pamjaftueshëm për fitore, Chima Moneke me 24 pikë e Joe Thomasson me 15 sosh.

Ishte ky trofeu i dytë i fituar i Ligës së Kampionëve nga Tenerife, pas atij të vitit 2017. Derisa në edicionin e ardhshëm, Tenerife e fitoi automatikisht të drejtën e garimit në Eurocup.

Vlen të ceket se në ndeshjen për vendin e tretë të luajtur poashtu dje, triumfoi skuadra gjermane e Ludwigsburgut që mposhti ekipin izraelit, Hapoel Holon.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.