Basketboll

ZVEZDA E FITON DUELIN E PARË GJYSMËFINAL NDAJ CEDEVITA OLIMPIJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Crvena Zvezda e ka fituar duelin e parë gjysmëfinal ndaj Cedevita Olimpijës në Ligën e Adriatikut e njohur si ABA.

Skuadra serbe triumfoi në shtëpi ndaj ekipit slloven me shifrat 93-82.

Luka Mitrovic me 21 pikë, Nikola Kalinic me 17, Nikola Ivanovic me 16, si dhe Aron White e Nate Wolters me nga 10 sosh secili, ishin pesë lojtarët që shënuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Zvezdës sonte.

Te Cedevita Olimpija s’mjaftuan assesi për fitore, Jaka Blazic me 20 pikë e Edo Muric me 14 sosh.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me datën 16 maj, derisa me një fitore eventuale Zvezda do të kalonte në finale, por në rast se fiton Cedevita Olimpija, ndeshja përcaktuese zhvillohet në Beograd.

Vlen të ceket se në gjysmëfinalen tjetër, Partizani ka avantazh të serisë ndaj Buduçnostit 1-0.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.