Basketboll

FBK PUBLIKON DËNIMET E ASHPRA PËR DUELET E DYTA GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet informatorit zyrtar në sajtin e vet, ka publikuar sot dënimet e shqiptuara për akterët e përfshirë në duelet e dyta gjysmëfinale të ”play off”-it.

Përpos dënimeve në ndeshjen mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, më shumë bien në sy ato të shqiptuara për derbin e djeshëm mes Trepçës dhe Pejës.

Fitorja e djeshme ndaj Pejës, mitrovicasve dje ju ka kushtuar mbi 3 mijë euro e kjo është një shifër goxha e lartë për ekipin organizator.

  1. Ljubomir Minchev ( Trepça ) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro (gjobë për teknike).
  2. KB Trepça , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 400 euro (Gjobë për hudhje të gjësendeve të forta).
  3. KB Trepça , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro (Gjobë për organizimi të dobët të ndeshjes).
  4. KB Trepça , Konform Nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro (Gjobë për sjellje josportive të shikuesve ndaj gjyqtarëve, lojtarëve mik dhe personave zyrtarë).
  5. KB Trepça , Konform Nenit 49.11 te PG denohet me 1.500 euro (Gjobë për hyrje të personave zyrtarë në lokalin ku përpilohet raporti i vëzhguesit).
  6. KB Trepça , Konform Nenit 49.6.1 te PG denohet me 200 euro (Gjobë për largimin në teshatore pas vërejtjes).

Në anën tjetër për ekipin e Pejës u shqiptua vetëm një dënim.

  1. Marian Dokuzovski (Peja) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro (gjobë për teknike).

E në duelin tjetër gjysmëfinal mes Yllit dhe Prishtinës, vendasit u dënuan me 1000 mijë euro, derisa pa dënim s’shpëtoi as Prishtina.

  1. Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 49.9 te PG denohet me 300 euro.
  2. Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.
  3. Jan Palokaj ( Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro.

Komentet janë të mbyllura.