Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI FINALISTI I PARË I ARTMOTION SUPERLIGËS, MBYLLET STINORI PËR PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i elitës së basketbollit kosovar, Golden Eagle Ylli është skuadra e parë finaliste e stinorit 2021/22.

Therandasit arritën që edhe në duelin e tretë me radhë ta mposhtin Sigal Prishtinën me shifrat e thella 56-75, për t’a kapur kështu finalen e madhe që i pret.

Katër lojtarë te Ylli i Adis Beqiragiqit sonte arritën pikë dyshifrore, Mikaile Tmusiq (15), Erjon Kastrati (14) e Chris Harris (14), si dhe Dajuan Graf që shtoi 13 sosh.

Te Prishtina sonte me lojë të mirë u dalluan, Muhamedali Janjeva me 13 pikë e Jetmir Zeqiri me 11 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-0, Ylli kualifikohet në finalen e madhe të ArtMotion Superligës së Kosovës, atje ku e pret fituesin e duelit, Trepça – Peja, ku bilanci aktual është 0-2 në favorin e Trepçës.

Derisa për Prishtinën stinori mbaron këtu.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.