Basketboll

TATUM ME 46 PIKË, BOSTONI BARAZON SERINË NDAJ KAMPIONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë barazuar serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA, ndaj Milwaukee Bucks.

Duke ju falenderuar Jayson Tatumit i cili dhuroi një paraqitje monstruoze në këtë sfidë, Celtics arritën të fitojnë në Milwaukee me shifrat 95-108 dhe kështu barazuan gjithçka në seri.

24 vjeçari i Bostonit, Tatum në këtë fitore të skuadrës së tij i realizoi plotë 46 pikë, por që kishte edhe 9 kërcime e 4 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Jaylen Brown me 22 pikë e Marcus Smart me 21 sosh.

Te Bucks ishin të pamjaftueshme për fitore, 44 pikë, 20 kërcime e 6 asiste të Giannis Antetokounmpos.

Me këtë fitore të Bostonit, seria me Bucks barazohet në 3-3 dhe ndeshja finale zhvillohet me 15 maj nga ora 21:30 me kohën tonë lokale.

Vlen të ceket se në finale të kësaj Konference, fituesi i këtij dueli takohet me Miami Heat që dje e përfundoi serinë ndaj Philadelphias (4-2).

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.