EKSKLUZIVE: KOMISIONI ARBITRAR APROVON PJËSËRISHT ANKESËN E KB PEJA (DOKUMENTE)
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Pejës ditën e djeshme dërgoi një ankesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës në lidhje me duelin e tretë gjysmëfinal të ”play off”-it ndaj Trepçës.
E lidhur me këtë ankesë të pejanëve, sot është mbledhur Komisioni Arbitrar i FBK-së në përbërje: Korab Sejdiu, Lulzim Fushtica dhe Fidan Hamiti, për të vendosur në lidhje me të, shkruan AsistiOnline.com
Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme është diskutuar gjerë e gjatë dhe konsultimet në lidhje me ankesën e klubit verdhezi kanë vazhduar deri vonë sonte, derisa burimet e AsistiOnline.com kanë konfirmuar se ankesa e klubit të Pejës është aprovuar pjesërisht edhe zyrtarisht.
Pra nesër në ”Karagaç” do të lejohet publiku prej 25% hapësirave të sallës e që sipas kapacitetit të kësaj palestre i bie të jenë prezentë afro 750 persona. Derisa kufizim të konsiderueshëm do të ketë edhe në parket, ku do të ketë kontrolle të rrepta dhe do të lejohen vetëm personat zyrtarë që janë në protokol.
Më poshtë e gjeni vendimin zyrtar të Komisionit Arbitrar të FBK-së lidhur me ankesën:
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.