Basketboll

NIKOLA MIROTIQ – MVP I EUROLIGËS PËR STINORIN 2021/22

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Barcelonës, Nikola Mirotiq është përzgjedhur MVP i Euroligës për stinorin e rregullt 2021/22.

Superylli i FC Barçës, ​​Nikola Mirotiq, fitoi çmimin si MVP i sezonit pas një ecurie të shkëlqyer gjatë sezonit 2021-22 në Turkish Airlines Euroleague e deri në ardhje të ”Final Four”-it të garës.

“Ka qenë një kënaqësi e madhe për mua, veçanërisht marrja e këtij çmimi nga Zeljko Obradovic”, tha Mirotic duke ju drejtuar trajnerit legjendar dhe teknikut aktual të Partizanit, “Dua të falënderoj ekipin tim, Barcelonën, ​të gjithë klubin, stafin stërvitor, bashkëlojtarët, kjo është një punë ekipore”, u shpreh Mirotic.

Mirotiq, 31 vjeç, mori çmimin e MVP-së sot, gjatë ceremonisë së çmimeve të Euroligës për stinorin 2021-22 në Beograd të Serbisë, në prag të ”Final Four”-it 2022 që do të mbahet atje.

Ceremonia u mbajt në ”Stark Arena’, ku edhe do të luhet El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, përballja e dytë gjysmëfinalen nesër, derisa në gjysmëfinalen e parë do të përballen, Olympiacos dhe Anadolu Efes.

Mirotiq sivjet pati një tjetër sezon për lakmi, duke u renditur i pari në mesin e të gjithë lojtarëve të Euroligës me një vlerësim të lartë të indeksit të performancës prej 19.4 dhe i dyti tek pikëshënuesit me 16.6 pikë për lojë.

Mirotiq e gjuajti topin këtë sezon me efikasitet historik, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në historinë e Euroligës që ka shënuar përqindje gjuajtjesh, ai realizoi 65.6% të gjuajtjeve të tij për dy pikë, 45.5% për trepikësha dhe 87.5% në gjuajtje të lira.

Mirotiq ishte zgjedhja e parë e trajnerëve, kapitenëve të ekipeve dhe mediave në votimin për MVP të këtij sezoni, derisa Mike James i Monacos përfundoi i dyti në votim e Sasha Vezenkov i Olympiacos i treti.

Nikola është lojtari i dytë i Barçës që përzgjedhet si MVP i sezonit të rregullt, pas Juan Carlos Navarros në sezonin 2008-09.
________________________________________________________________________________

I lindur në Podgoricë të Malit të Zi, Mirotiq ka një hstori interesante në basketbolll sepse kishte nisur vonë të ushtrojë. I futur në sport në moshën 13-vjeçare nga gjyshi i tij, brenda dy viteve, pas kohës së kaluar në shkollën ”Joker” në qytetin e tij, kishte nënshkruar kontratën e parë me Real Madridin, duke i’u bashkuar programit për të rinjtë në Madrid. Në vitin 2008, ishte në rosterin e lojtarëve të Realit dhe bëri debutimin në Euroligë menjëherë pasi mbushi 18 vjet në një ndeshje pikërisht kundër Barcelonës. Atë kohë, Mirotiq do ta ndihmonte Realin të kthehej në Final Four pas 15 vitesh në 2011. Sa ju përket sukseseve me Realin, në 2013 dhe 2014, përfunduan si nënkampion.

Rikthehemi tek ndarja e shpërblimeve për këtë edicion në Euroligë:

Të kujtojmë se sot trajneri i vitit u shpall Giorgos Bartzokas i Olympiacosit.

Derisa në pesëshen e edicionit u përzgjodhën: Mike James (Monaco), Nikola Mirotic (Barcelona), Shane Larkin (Anadolu Efes), Edy Tavares (Real Madrid) dhe Sasha Vezenkov (Olympiacos)

Pikëshënuesi më i mirë i stinorit: Vasilije Micic (Anadolu Efes)

Mbrojtësi më i mirë: Kyle Hines (AX Armani Milano)

Ylli në ngritje: Rokas Jokubaitis (Barcelona)

Momenti magjik: Kostas Sloukas (Olympiacos)

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.