Basketboll

TREPÇA ARRIN FINALEN E ELITËS KOSOVARE PAS NJË DEKADE

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Trepça është skuadra e dytë finaliste e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin 2021/22.

Ekipi mitrovicas arriti ta fitojë duelin e sontëm ndaj Pejës i zhvilluar në “Karagaç” me shifrat e përgjithshme 76-81.

Mysafirët që në start e nisën furishëm duke fituar dy periodat e para të takimit (12-23, 20-22) dhe shkuan në pushimin mes pjesëve me avantazh 32-45.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e ngushtë me çerekun e tretë që u mbyll baraz për nga pikët e shënuara (14-14) e perioda e fundit i takoi ngushtë Pejës 27-22, por deficiti nga pjesa e parë atyre ju kushtoi me humbje sonte.

Individët më të dalluar te Trepça në këtë fitore shumë të vlefshme sonte ishin, Drilon Hajrizi me 22 pikë, Andrew Gordon me 17, Rodney Purvis me 12 e Corban Collins me 11 sosh.

Te Peja nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Arian Qallaku me 19 pikë, Darrius Washington me 18, Calvin Godfrey me 16 e Courtney Fells me 12 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 1-3, Trepça kalon në finale të ArtMotion Superligës së Kosovës, ku takohet me Golden Eagle Yllin.

Seria finale fillon gjatë mesjavës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.