Basketboll

ANADOLU EFES – KAMPION I EUROLIGËS PËR VITIN E DYTË ME RADHË

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efes është kampion i Euroligës për vitin e dytë me radhë.

Gjiganti i basketbollit turk dhe evropian ka arritur të triumfojë sonte në finalen e madhe ndaj Real Madridit me shifrat tepër të ngushta 57-58 në një finale tepër interesante.

Vasilije Micic me 23 pikë ishte individi më i dalluar në këtë fitore madhore, derisa u ndihmua fuqishëm edhe nga Tibor Pleiss me 19 pikë e 7 kërcime dhe Shane Larkin me 10 pikë, 6 kërcime e 4 asiste.

Te Reali ishin të pamjaftueshëm për fitore, Walter Tavares me 14 pikë e 11 kërcime dhe Sergio Llul me 9 pikë.

Kjo fitore i siguroi Anadolu Efesit titullin e dyt4 rresht në kompeticionin më të fortë evropian dhe kështu bëhet skuadra e parë turke që arrin një sukses të tillë.

Vlen të ceket se ”Final Four” i sivjetmë u mbajt në Beograd të Serbisë, ku përpos Real Madridit kampion, vendi i tretë i takoi Barcelonës që e mposhti sot Olympiacosin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.