Basketboll

PRIZRENASI EDMOND VILA – NJERIU QË I SOLLI FAT KAMPIONIT EVROPIAN, ANADOLU EFES (FOTO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesit sonte e mbrojti titullin e kampionit në Euroligë, falë fitores minimale në finale ndaj Real Madridit.

Në Kosovë është një tifoz i veçantë i skuadrës së madhe turke i cili po i shijon këto suksese në formë të veçantë dhe realisht duhet të ndjehet i privilegjuar për shumë gjëra që duket se i ka ekskluzivitet.

Në fakt, prizrenasi Edmond Vila ka raporte të shkëlqyera me drejtuesit e skuadrës turke dhe i cili çdo herë ftohet nga drejtuesit e skuadrës qoftë për ndeshje apo edhe festime të ndryshme në raste të fitoreve. Edo ishte i ftuar me ekipin edhe në ”Final Four” në Beograd, por për shkak të rrethanave politike mes shtetit tonë dhe atij serb, ai e pa të arsyeshme të mos udhëtojë drejt Beogradit edhe pse sipas të gjtiha gjasave do t’ju bashkangjitet festimeve të klubit në Turqi.

Edmondi duhet të konsiderohet njeri me fat edhe pasiqë, tashmë ka një fanelë të Efesit nënshkruar nga lojtarët që e kanë fituar dy herë titullin e Euroligës me Efesin.

Vila në Efes është emër i njohur edhe nga basketbollistët e Efesit, sidomos nga Shane Larkin i cili e pret në mënyrë të veçantë, saherë që ai shihet në ”Sinan Erdem Dome”.

Të kujtojmë se Edmondi është edhe babai i djaloshit prizrenas, Auron Vila që në të kaluarën ka qenë në prova tek Efesi dhe dosja e tij mbetet ende e hapur tek gjeneratat e reja të kampionit evropian, derisa momentalisht, Auroni po luan si i huazuar te Unspedi (klub turk i gjeneratave të reja).

Vlen të ceket se Edmond Vila sivjet ishte prezent edhe në një duel të NBA-së, ku shkoi në palestër me fanelën e Efesit dhe e ndoqi nga afër sfidën.

Natyrisht që njerëzit si Edmondi janë aset i çmuar për basketbollin e Kosovës, për faktin se e prezantojnë shtetin tonë dhe tregojnë me krenari se janë nga Kosova në aspekte të ndryshme e aq më tepër tash tek Efesi, si dy-herë kampion në fuqi për klube i Evropës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.