Prishtinë(AsistiOnline) – Pas përfundimit të finales së madhe ku Anadolu Efesi e mbrojti titullin e Euroligës për vitin e dytë me radhë, është përzgjedhur edhe MVP-ja i ”Final Four”-it që u mbajt në Beograd.
Basketbollisti i Anadolu Efesit, Vasilije Micic është shpallur MVP i këtij eventi prestigjioz, për shkak se e udhëhoqi gjigantin turk në të dyja ndeshjet vendimtare me shënimet e tij.
Micic sonte luajti me 23 pikë, 2 kërcime dhe 2 asiste.
Të kujtojmë se Micic sivjet e fitoi edhe shpërblimin e pikëshënuesit më të mirë në stinorin e rregullt të Euroligës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.