Basketboll

HENRIK SHIRKO HERO I FITORES, YLLI E FILLON FINALEN NË STIL KAMPIONI

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore të madhe serinë finale të ArtMotion Superligës ndaj Trepçës.

Skuadra therandase arriti ta mposht ekipin mitrovicas me rezultat maksimalisht të ngushtë 63-62, për t’a nisur kështu mbrojtjen e titullit me fitore tepër të rëndësishme.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Trepçën që i fitoi dy periodat e para (21-27, 8-10) dhe mbylli pjesën e parë me avantazh solid prej 29-37.

Në pjesën e dytë, Ylli hyri me vetëmohim më të madh duke e fituar fillimisht çerekun e tretë 16-9, ndërsa edhe perioda e fundit ju takoi ngushtë therandasve 18-16 që vulosën fitoren e madhe, falë trepikëshit të Henrik Shirkos 27 sekonda para fundit, përderisa Trepça tentoi barazimin e rezultatit me Samir Zekiqin dhe Rodney Purvisin që dështuan në tentimet për treshe dhe kësisoj fitorja ju takoi vendasve.

Pothuajse komplet pikët e Yllit sonte erdhën nga pesëshja startuese(nga rezervistët vetëm Gëzim Morina realizoi 6 pikë), ku të gjithë realizuan pikë dyshifrore: Henrik Shirko e Dajuan Graf me nga 13, Erjon Kastrati me 11 dhe Mikaile Tmusiq e Henrik Shirko me nga 10 sosh.

Te Trepça s’mjaftuan në asnjë formë për fitore, Andrew Gordon me 16 pikë e 11 kërcime, Rodney Purvis me 14 pikë dhe Corban Collins që shtoi 11 pikë.

Ylli e nis serinë e finales së madhe me fitore dhe tash avancon 1-0 e dueli i radhës zhvillohet gjatë mesjavës në Mitrovicë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.