Basketboll

OBRADOVIQ E RIKTHEN PARTIZANIN NË FINALE TË ABA LIGËS PAS 10 VITESH

Prishtinë(AsistiOnline) – Partizani i Beogradit është plasuar sonte në finale të ABA Ligës pas 10 edicioneve.

Skuadra serbe e mposhti Buduqnostin në duelin vendimtar gjysmëfinal me rezultat të thellë 101-77, për ta dominuar krejtësisht duelin dhe për të kaluar në finalen e madhe.

Amerikani, Kevin Punter me 30 pikë shkëlqeu sonte te Zvezda, derisa u ndihmua edhe nga Zach Leday me 16 pikë dhe Rade Zagorac me 11 sosh.

Te Buduqnosti, D.J. Seeley kishte 20 pikë e Kendrick Perry realizoi 15 sosh.

Kjo fitore e dërgon Partizanin në finale të ABA Ligës pas 10 stinorëve, kur atë kohë e mposhtur në finalen e madhe të stinorit 2012/13 Crvena Zvezdën në finalen e madhe 71–63.

Të kujtojmë se pikërisht Partizani është ekipi më i trofeshëm në ABA Ligë me 6 trofe, derisa si ekipi i dytë renditet Crvena Zvezda me 5 trofe.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.