Basketboll

PENSIONOHET REFERI IKONIK I EUROLIGËS – LUIGI LAMONICA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një karriere më shumë se 20 vjeçare në basketbollin ndërkombëtar, një nga arbitrat më të njohur evropian të basketbollit duket se ka vendosur tërheqjen.

Sipas raporteve të mediave evropiane, Luigi Lamonica ka vendosur të tërhiqet nga arbitrimi pas ”Final Four”-it të Euroligës që u mbajt sivjet në Beograd.

Lamonica kishte fituar licencën ndërkombëtare në vitin e largët 1996 dhe ka qenë në ballë të garave më të rëndësishme dhe më ikonike të basketbollit që nga atëherë. Lamonica numëron rreth 1000 ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij.

Vlen të ceket se Lamonica ka arbitruar në 2 Lojëra Olimpike, 2 Kupa Botërore, 6 Eurobasketa dhe Final Four-e të panumërta të Euroligës, duke filluar nga viti 2002 në Bolonjë dhe duke përfunduar në 2022-tën në Beograd.

Gjyqtari italian drejtoi finalen e sivjetme të Euroligës, ku Anadolu Efes Stamboll mposhti Real Madridin në një betejë të vështirë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.