Basketboll

RAPORTI SPECIAL I FINALES SË PARË DHE DRAMATIKE NË ELITËN KOSOVARE (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga minuta e tretë e ndeshjes, kur me trepikëshin e Amin Hotit, Trepça për herë të parë doli në epërsi (16:18), e cila shkoi deri në maksimum prej plus 14, plot 36 minuta, mitrovicasit ishin në avantazh deri sa ky triler fantastik basketbollistik nuk hyri në minutën finale, kur Erjon Kastrati me kosh faull dhe gjuajtje të lirë e barazoi rezultatin në 60 me 60 dhe Collins e riktheu avantazhin minimal të mysafirëve pas këtij depërtimi (60:62) para se në skenë, doli Henrik Shirko i cili, 27 sekonda pa përfunduar ndeshja shënoi treshen e tij të parë në kte ndeshje që doli të jetë vendimtare për fitoren minimale me rezultat 63:62.

Duhet theksuar se paraprakisht, Shirko kishte huqur të gjitha 6 tentimet e tij për treshe por në momentin vendimtar, gjuajtja e tij e shtatë për tri pikë, gjeti cakun dhe i dha fitoren e parë Golden Eagle Yllit dhe avantazhin prej 1:0 në serinë finale të Play Off-it.

Në fakt, pas kësaj treshe të Shirkos, qendra e therandasve Haris u falua dhe huqi të dy gjuajtjet e lira kur kishin mbetur edhe 10 sekonda lojë , kurse tentimi për treshe i Purvisit nuk gjeti cakun dhe as kërcimi në sulm dhe tentimi për dyshe i Samir Zekiqit duke i dhënë fitoren minimale Yllit.

GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA 63:62 (1:0) NË SERI

Kte ndeshje jashtëzakonisht dramatike nga fillimi deri në fund, Ylli e filloi furishëm me tri treshe rresht, dy nga Tmushqi dhe një tjetër nga Graf për të realizuar serinë fillestare prej 13:4 në tre minutat e para kur pas këtyre gjuajtjeve të lira të Shirkos realizoi epërsinë më të lartë të Yllit në kte ndeshje.

Mirëpo, menjëherë në sulmin e radhës, Drilon Hajrizi shënoi në depërtim për ta nis serinë e furishme prej 19:3 të cilën e përmbyllën me tre treshe rresht, Amin Hot që fillimisht e kaloi Trepçën në epërsinë e parë në kte ndeshje (16:18) dhe pas tij bombarduan edhe Samir Zekiqi (16:21) dhe Purvis (19:24) për ta përmbys minus 9-shin dhe shndërruar në plus 5 pikë… ndërkohë, në sekondat e fundit ishte ish-NBA lojtari i Trepçës, Purvis ai i cili realizoi edhe trepikëshin e tij të tretë në çerekun fillestar për ta përmbyll me rezultatin 27:21 në favor të mitrovicasve.

Në fakt, pas lojës së mirë të nikqoirëve në 3 minutat e para ..në vazhdim për plot 33 minuta lojë ishte Trepça ajo e cila e diktoi ritmin e lojës duke krijuar plus maksimal prej 14 pikëve.

Fillimisht, në sekondat e para të çerekut të dytë ishte kapiteni Valdrin Haxhiu ai i cili me treshe prej një distance të madhe e vazhdoi serinë e bombardimeve dhe menjëherë pas tij, Rodney Puris qëlloi edhe treshen e tij të katërt për t’i dhënë epërsi dyshifror Trepçës (21:33) kurse pas depërtimit të Samir Zekiqit, kur kishin mbetur edhe 5 minuta e gjysmë lojë në pjesën e parë, mitrovicasit e krijuan epërsinë e tyre maksimale në kte takim23:37

Nëse shikojmë periudhën kohore nga minuta 3 kur Ylli kishte avantazh prej 9 pikëve e deri në minutën 16 kur Trepça e krijoj maksimumin e vet prej plus 14, mitrovicasit për 13 minuta realizuan 31 pikë dhe pranuan vetëm 10.

Ishte ky një rikthim absolut i lojës:

Një gjë të cilën gjithashtu duhet theksuar nga çereku i dytë i kësaj finaleje ishte rekordi i zi i dyja skuadrave pasi që së bashku realizuan vetëm 18 pikë, Ylli 8 dhe Trepça 10… kurse pjesa e parë u përmbyll me 8 pikë avantazh për mysafirët 29:37.

Fytyrë plotësisht ndryshe tregoi Ylli pas pushimit kur fillimisht me seri prej 5:0 pas kësaj treshe të Grafit e shkriu epërsiën në tri pikë (34:37) njësoj sikurse e bëri edhe Erjon Kastrati pak më vonë me treshen e tij (41:44) kurse pas kësaj ngulitjeje të Chris Harrisit me asistim të Shirkos epërsia e mysafirëve u shkri në vetëm 1 pikë (43:44) kur kishin mbetur edhe 4 minuta e gjysëm lojë në çerekun e tretë.

Nga ky moment e deri në fund, është interesant të themi se skuadrat hynë në një seri të humbjes së topave dhe huqjeve të mëdha , ashtu që deri në fund , të dyja skuadrat shënuan vetëm nga një dypiëksh nga loja: fillimisht Amin Hot në asistim të Collinsit (43:46) e më pas rezultatin final të 30 minutave e vendosi qendra Harris me kte depërtim për 45:46.

Çereku vendimtar filloi me lojë më të mirë dhe dy bombardim rresht për tri pikë nga Collins (45:49 dhe 47:52) kurse Driloni pas këtij kosha faulli (47:54) e ngriti epërsinë në plus 7 por e huqi gjuajtjen e lirë. Lufta deri në fund vazhdoi në shenjë të ngulitjeve monstruoze të qendrë Endrjeu Gordon (49:56) në çka fillimisht u përgjigj me treshe Graf (52:56) dhe pastaj Tmushiqi (55:58) para se Gordon ta gozhdonte koshin edhe një herë (55:60), për pesë pikë epërsi kur kishin mbetur më pak se 2 minuta lojë.

Pas këtij aksioni të bukur të mitrovicasve, pasoi edhe një mini seri prej 5:0e Yllit kur pas këtij kosh faulli të Erjon Kastratit, kur kishin mbetur edhe 58 sekonda, Erjoni qëlloi edhe gjuajtjen e lirë dhe barazoi rezultatin në 60:60.

Minuta e fundit ishte për infarkt.:

Pas time-outit të kërkuar nga trajneri Minqev, Trepça riktheu epërsinë minimale përmes depërtimit të Collinsit 60:62 por menjëherë në aksionin e radhës Henrik Shirko u gjet në pozitë dhe qëlloi treshen për ta rikthyer avantazhin minimal (63:62) pas plot 33 minutave lojë kurse trajneri Minqev reagoi me time out.

Me t’u kthyer në parket, fillimisht Samir Zekiqi tentoi me treshe por huqi kurse në mbrojtje kërceu qendra therandase Harris i cili u falua nga Driloni.

Ishte ky faull i mençur i Drilonit marr parasysh se qendra Harris është ekzekutuesi më i dobët i gjuajtjeve të lira tek Ylli dhe si pasoj huqi të dy penalet kurse pas kërcimit në mbrojtje , Zekiqi e pasoi tek Purvis që tentoi për tri pikë por gjuajtja e tij nga distanca nuk gjeti cakun dhe ndeshja u përmbyll me fitore minimale të mbrojtësve të titullit të kampionit, Golden Eagle Yllit i cili kështu kaloi në epërsi prej 1:0 në serinë finale.

Për Yllin komplet pesëshja startuese shënoi pikë dyshifrore kurse qendra Calvin Harris i cili pati punë shumë të vështirë kundër gjigantëve të Trepçës, Gordonit e Eduardsit, kompletoi double double prej 10 pikëve e 10 kërcimeve. Dyshifror të dyfishtë kompletoi edhe playmakeri Dajun Graf i cili luajti me 13 pikë e 10 kërcime ndërsa me 13 pikë luajti edhe heroi i kësaj përballjeje Henrik Shirko.

Erjon Kastrati ndeshjen e mbylli me 11 pikë kurse Mikaile Tmushiqi që në këtë ndeshje pati punë shumë të vëhstirë në mbrojtje kundër Purvisit, kontribuoi me 10 pikë e 7 kërcime.

Nga ana tjetër edhe një performancë maestrale pati qendra Andreë Gordon i cili realizoi dyshifror të dyfishtë prej 16 pikëve e 11 kërcimeve duke vjedhur edhe 4 topa por ajo që patjetër duhet theksuar nga loja e gjigantit mitrovicasit ishte efikasiteti i tij 100% për dyshe pasi Gordon shënoi të gjitha 8 tentimet e tij.

Rodney Purvis i cili nisi lojën në mënyrë fantastike me 4 treshe dhe 12 pikë në pjesën e parë, në vazhdim si pasojë e mbrojtjes së fortë të Tmushiqit, realizoi vetëm dy pikë dhe ndeshjen e mbylli me total prej 14 kurse vetëm edhe një lojtar tjetër mitrovicas shënoi pikë dyshifrore, ishte ky Corban Collins që shtoi 11 sosh. Ndeshja e radhës zhvillohet të enjten në Minatori ku Trepça do të jetë nikoqire.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.