Basketboll

”VENDOSI KONCENTRIMI, NA PRET ATMOSFERË E VËSHTIRË NË PALESTRËN E TYRE”

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga ana tjetër edhe krye-trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiqi foli pas fitores së skuadrës së tij pas ndeshjes së parë finale ndaj Trepçës.

Beqiragiq u pajtua me kolegun e tij se ishte kjo ndeshje e fortë ndërmjet dy ekipeve më të mira në kte edicion dhe se vetëm fal koncentrimit më të mirë në 5 minutat e fundit dhe treshja e Shirkos i sollën i fitoren Yllit.

”Fillimisht dua t’i falënderoj rivalët dhe lojtarët tanë pasi u zhvillua një ndeshje e bukur, tipike finale e playoffit. Fillimisht dua të theksoj se dyja klëto skuadra nga ndeshja e parë e deri sot janë më të mirat dhe kanë treguar vazhdimësi, në çdo aspekt: si në organizim ashtu edhe me performanca,të dyja ekipet e kanë merituar të jenë në finale.

Të dy ekipet janë në nivel të njëjtë, qoftë me cilësi, forcë apo taktikisht. Statistikisht , kur kthehemi tek ajo që thatë ju , në çerekun e parë, çerekun e tretë dhe atë të katërt, ne ishim në avantazh, po them në epërsi me pikë por në çerekun e dytë luajtëm shumë dobët në sulm. Pse dhe si fituam? Mendoj që ishim më të koncentruar në 5 minutat e fundit dhe këtë ndeshje shumë lehtë kanë mundur ta fitojnë edhe ata. Ne nuk bëmë kurrëfarë mrekullie… Shirko e qëlloi treshen në fund ndërsa ata i huqën dy tentimet e fundit dhe këtu s’ka shumë filozofi. Mendoj se dyja skuadrat në këtë mënyrë do të vazhdojnë pasi të dyja janë të një niveli.

Në ndeshjen e dytë… e dimë atmosferën në palestrën e tyre. Do të jetë atmosferë shumë e vështirë, por sikurse e thash: Nëse nuk e humbim kontrollin sikurse sot në çerekun e dytë, të dyja ekipet kanë mundësi 50/50 të fitojnë. Njësoj… si këtu ashtu edhe atje”, potencoi Adis Beqiragiq.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.