Basketboll

ZVEZDA ARRIN FINALEN E SHTATË ME RADHË NË ABA LIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Crvena Zvezda ësthë skuadra e dytë finaliste e ABA Ligës, garës më të fortë rajonale në Evropë.

Ekipi serb arriti që në duelin e tretë të serisë ta mposht Cedevita Olimpijën me shifrat 88-78.

Nikola Kalinic me 15 pikë, Nikola Ivanovic me 11, si dhe Ognjen Dobric e Ognjen Kuzmic me nga 10 sosh, ishin individët më të dalluar të Zvezdës sonte.

Derisa te Cedevita Olimpija s’mjaftuan për fitore, Yogi Ferrell me 25 pikë e Zoran Dragic me 21 sosh.

Kjo fitore dhe seria e përgjithshme prej 2-1 e dërgoi Crvena Zvezdën në finalen e shtatë me radhë, atje ku do të ndeshet me rivalin lokal nga Beogradi, Partizanin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.