Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet dueli i dytë i serisë finale të ArtMotion Superligës, ndërmjet Trepçës dhe Yllit.
Biletat e këtij dueli janë shitur në afat rekord, madje është dashur edhe asistimi i Policisë së Kosovës për të mbajtur radhën e të interesuarve që ishin të shumtë në numër.
Sipas dëshmitarëve që kishin dalë për të siguruar bileta për ndeshje, ato janë shitur për një afat rekord prej 10 minutash.
Dueli mes Trepçës dhe Yllit zhvillohet sonte nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.