Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Trepçës çaste më parë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket duelit të sontëm me Yllin.
Sipas ‘minatorëve’, në treg janë hasur bileta të falsifikuara nga persona të papërgjegjshëm dhe për këtë klubi ka njoftuar edhe institucionet përkatëse e me personat në fjalë do të merret Policia.
”Në treg janë hasur bileta te falsifikuara. Klubi njofton të gjithë që rruga e vetme për tu paisur me bileta valide për hyrje ka qenë blerja nga pika e autorizuar nga klubi dhe se klubi nuk mbanë përgjegjësi për personat që mund të bien pre e mashtrimeve”, thuhet fillimisht në njoftim.
Sipas klubit, biletat origjinale dallohen lehtë ngase kanë elemente sigurie, sikurse ajo e folies ndriquese e cila garanton autenticitetin e biletës dhe në rast se hasen persona që tentojnë të futen me bileta false, do të merren masa konkrete ndaj tyre.
”JU NJOFTOJMË QË BILETAT KANË ELEMENTE SIGURIE SIKURSE ËSHTË FOLIA NDRIQUESE E CILA GARANTON AUTENTICITETIN E BILETËS. Ju bëjmë thirrje organeve kompetente si Policia e Kosovës dhe Sigurimit MGR në rast të identifikimit të personave që tentojnë të hynë me bileta të falsifikuara të marrin masa konkrete ndaj tyre, KUJDES të shtuar në dyert hyrëse”, mbyllet njoftimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.