Prishtinë(AsistiOnline) – Duke e parë interesimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve për të përcjell ndeshjen e dytë finale të Trepçës ndaj Yllit, Komuna e Mitrovicës sonte ka vendosur të bëjë vendosjen e monitorit të madh në sheshin e qytetit “Mehë Uka”, për të gjithë ata që nuk siguruan bileta në palestrën “Minatori”.
Ndeshja e dytë finale mes Trepçës dhe Yllit do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:30 e ky duket të jetë një hap i qëlluar i Komunës së atjeshme sepse sot shumë tifozë mbetën pa bileta.
Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës ka ftuar të gjithë qytetarët dhe sportdashësit mitrovicas të bashkohen në sheshin e qytetit “Mehë Uka” në përkrahje të klubit të qytetit të tyre.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.