Prishtinë(AsistiOnline) – Heroes Den Boschi e ka barazuar serinë finale ndaj Leidenit në serinë finale të elitës holandeze.
Në këtë fitore të skuadrës nga Haga me rezultatin 61-52, basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni ka qenë pikëshënuesi më i mirë.
24 vjeçari në këtë sfidë ishte prezent për 31 minuta në parket dhe realizoi 16 pikë, 4 kërcime e 1 asist.
Me këtë fitore të Den Boschit, seria finale barazohet në 2-2 dhe dueli i pestë dhe vendimtar i serisë luhet të dielën në Leiden.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.