Trajneri i Trepçës Lubomir Minchev nuk kishte shpjegim dhe e cilësoi si paraqitje të tmerrshme lojën e ekipit të tij dje ndaj Yllit.
“Nuk e di çfarë të them. Vetëm një gjë mund ta them tani: Ne luajtëm tmerrshëm. Luajtëm tmerrshëm në sulm, humbëm pikë të lehta në kundërsulm dhe nën kosh. Ishte një ditë katastrofale në sulm por edhe lejuam kundërshtarët që të na marrin shumë kërcime në sulm në pjesën e parë të ndeshjes. Plus, ne huqëm disa pikë të lehta në kundërsulme përderisa kishim edhe problem të realizojmë në sulm të organizuar 5 me 5.
Nuk e di! Vetëm këtë mund ta them tani… ishte një ndeshje e tmerrshme dhe tash jemi në disavantazh. Normalisht ne do të mundohemi, do të luftojmë, ne nuk do të dorëzohemi.. ne nuk duhet të dorëzohemi . Shumë ekipe e kanë kthyer serinë nga 2-0 në 3-2. Ne do ta arrijmë këtë vetëm nëse nuk heqim dorë dhe luftojmë”, u shpreh trajneri bullgar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.