Basketboll

YLLI FALENDERON QYTETIN E MITROVICËS PËR MIKPRITJEN E DJESHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli dje e mposhti Trepçën edhe në duelin e dytë të finales i zhvilluar në Palestrën ”Minatori” në Mitrovicë.

Skuadra therandase sot nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka falenderuar në veçanti qytetin e Mitrovicës për pritjen e ngrohtë që ju bënë dje.

Faleminderit Mitrovicë!! Qyteti minatorëve shembulli më i mirë për mikpritjen, do jemi mirënjohës pakufi”, thuhet në postimin e therandasve.
Seria aktuale mes Yllit dhe Trepçës është 2-0 në favorin e therandave dhe me një fitore eventuale të dielën, Ylli shpallet kampion i Kosovës për edicionin e dytë me radhë.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.