Basketboll

LAKERS ME TRAJNER TË RI, EMRI I TIJ ËSHTË BEFASI

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej dy skuadrave më të trofeshme në historinë e NBA-së, LA Lakers duket se është bërë me trajner të ri për edicionin 2022/23.

Darvin Ham thuhet se është trajneri i ri i Lakers me të cilin duket se ekipi nga Los Angjelosi ka arritur marrëveshje edhe pse klubi ende nuk e ka zyrtarizuar atë.

Ndihmës-trajneri i deritanishëm i Mike Budenholzerit te Milwaukee Bucks, Darvin Ham thuhet se ka rënë dakord me Lakers për një marrëveshje katërvjeçare për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Los Angeles Lakers, raportoron ESPN, transmeton AsistiOnline.com

Jam shumë i lumtur për të”, tha ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo për ESPN, duke iu referuar Hamit. “Ai është i përshtatshëm për ta. Ai e mban ritmin e vërtetë me ju. Ai e meriton këtë më shumë se kushdo”, u shpren Giannis.

Pas një sezoni për t’u harruar me një bilanc negativ prej 33 fitoreve e 49 humbjeve, Frank Vogel zëvendësohet dhe Ham do të ketë detyrën e vështirë për të gjetur një mënyrë për t’i përshtatur në skuadër, Russell Westbrook-in, LeBron James-in dhe Anthony Davis-in që të funksionojnë së bashku.

Darvin Ham kaloi nëntë sezone me Budenholzer-in në ekipet si: Atlanta dhe Milwaukee, duke përfshirë edhe fitimin e titullit të kampionit në NBA.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.