Prishtinë (AsistiOnline) – Trepça sonte arriti ta fitojë duelin më të rëndësishëm të stinorit për ta, pasiqë e ngushtoi serinë finale për titull dhe e shpëtoi sezonin.
Kjo fitore e sotme erdhi falë luftës së madhe sidomos të Drilon Hajrizit i cili e dha edhe ‘atomin’ e fundit, por pa e harruar edhe të natyralizuarin Amin Hot të cilit nuk i’u dridh dora në momentet vendimtare.
Driloni sot luajti për 35 minuta me 21 pikë, 9 kërcime e 5 asiste, si dhe vodhi 2 topa, derisa Amin Hoti kishte 10 pikë, 5 asisite e 5 kërcime.
Normalisht që të gjithë lojtarët që luajtën dhanë kontributin e tyre, por Hajrizi dhe Hot e vendosën duelin, e për t’u harruar sot ishte performanca e Rodney Purvis që ;uajti 36 minuta dhe realizoi vetëm 4 pikë e 2 kërcime, duke konsumuar shumë topa e duke mos ‘prodhuar’ fare pikë.
Por, normalisht që mbi të gjitha sot ishte fitorja e Trepçës që ngushtoi serinë finale me Yllin dhe rriti shpresat për rikthimin e mundshëm të titullit të kampionit në Mitrovicë pas 12 viteve pritje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.