Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një super-stinori fantastik, sikurse në aspektin individual por edhe me ekip, Edon Maxhuni më në fund i’u është shpërblyer mundi.
Djaloshi me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Finlandë, sonte është shpallur kampion i Holandës me ekipin e Den Boschit.
Në duelin e pestë dhe vendimtar, Den Boschi e mposhti Leidenin me shifrat 74-81 e me seri finale të ndeshjeve 2-3.
Edoni sot luajti për 27 minuta me 12 pikë, 3 kërcime e 3 asiste, duke qenë pothuajse individi kryesor jo vetëm sot, por gjatë tërë stinorit në ekipin holandez që sivjet luajti edhe në FIBA Europe Cup.
Komentet janë të mbyllura.