Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet dueli i tretë i serisë finale të ArtMotion Superligës së Kosovës në elitën e basketbollit kosovar.
Ylli dhe dhe Trepça ndeshen në Therandë për dy qëllime të kundërta.
Vendasit do të mundohen që sot ta mbyllin çështjen e kampionit e Trepça do të tentojë maksimalisht ta ngushtojë serinë dhe t’i rikthejë gjasat për titullin e parë pas një dekade.
Takimin e parë e kishte fituar Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë në “Minatori” të Mitrovicës kishin triumfuar poashtu therandasit 46:60.
Realisht sivjet, finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.
Sfida e sotme fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1 dhe Klan Kosova.
Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.