Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Trepçës, Ljubomir Minqev u prononcua pas ndeshjes me Yllin, ku ekipi i tij arriti një fitore me shumë vlera.
Ai ishte i gëzuar me angazhimin e lojtarëve të tij në mbrojtje por tha se kjo fitore është vetëm një hap i vogël drejt qëllimit dhe tani duhet koncentrik për ndeshjen e dytë në “Minatori”.
”Ne luajtëm shumë mirë në mbrojtje dhe kur ata kishin epërsinë, disi u relaksuan dhe na lejuan shumë hapësira në fazën e sulmit teksa bënin edhe gabime në mbrojtje. Mund ta them se dy skuadrat nuk luajtën mirë në sulm por kur ka presion të madh në ndeshje të tilla finale dhe ka mbrojtje të mirë, me shumë energji, është normale të mos ketë shumë pikë. Jam i lumtur me këtë fitore pasi ndeshjen e kaluar bëmë një lojë të tmerrshme në shtëpi. Ne gjetëm ritmin tonë, energjinë tonë dhe motivin për tu rikthyer dhe për të mos humbur finalet këtu. Ajo që u them gjithmonë lojtarëve të mi pas çdo fitore është se ne bëmë vetëm një hap të vogël dhe asgjë speciale. Tani na duhet një fitore më shumë”, theksoi Minchev.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.