Prishtinë(AsistiOnline) – Në zhargonin e tenisit, Ylli dje e humbi një set meç-top dhe rastin që ta mbroj titullin, kurse trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiqi theksoi atë që e kishte deklaruar pas fitores në Mitrovicë.
”Asgjë nuk ka përfunduar, deri sa nuk fitohet ndeshja e tretë” dhe se relaksimi i lojtarëve ndikoi në humbje.
”Unë mendoj se gjithë lojtarët e mi ishin të lodhur dhe nuk mund t’i kritikoj ata. Djemtë e mi menduan se ndeshja përfundoi më herët kur patëm epërsinë prej 9 pikëve dhe nga ai moment Trepça mori 7 kërcime në sulm nga të cilat shënuan shumë pikë të lehta, teksa ne gëzoheshim para kohe sepse kishim 9 pikë epërsi. Pastaj seria e mire e tyre na bëri nervoz sepse e kuptuam se ndeshja nuk kishte përfunduar akoma. Duhet të udhëtojmë në Mitrovicë me shpresën dhe qëllimin për ta fituar duelin e radhës”, u shpreh Beqiragiq.
Video prononcimi i tij:
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.