Basketboll

PAS 12 VITEVE, BOSTONI NË FINALE TË NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej top-2 skuadrave më të trofeshme në NBA, Boston Celtics e ka arritur finalen e përgjithshme të NBA-së.

Ekipi i trajnerit të ri, Ime Udoka, ka triumfuar në duelin e shtatë të serisë ndaj Miami Heat me shifrat finale 96-100.

Jayson Tatum me 26 pikë, 10 kërcime e 6 asiste, Jaylen Brown me 24 pikë, 6 kërcime e 6 asiste, si dhe Marcus Smrt me 24 pikë, 9 kërcime e 5 asiste, ishin treshja më e dalluar e Celtics në këtë fitore.

Te Miami ishin të pamjaftueshëm, Jimmy Butler me 35 pikë e 9 kërcime dhe Bam Adebayo me 25 pikë e 11 kërcime.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-3, Boston Celtics arrijnë finalen e përgjithshme të NBA-së, pas 12 sezoneve.

Viti i fundit kur Celtics kishin arritur një finale ishte ai i 2010-tës, kur ishin mposhtur nga Lakers në seri të përgjithshme 4-3.

E viti i fundit kur ishin shpallur kampion, ishte ai i 2008-tës, kur e kishin mposhtur Lakersin 4-2 në seri finale.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.