Basketboll

TREPÇA FALENDERON SUHAREKËN PËR MIKPRITJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën që lamë pas u zhvillua dueli i tretë i serisë finale të ArtMotion Superligës, mes Yllit dhe Trepçës.

Në palestrën ”13 Qershori” në Therandë u pa një atmosferë fantastike dhe krejtë kjo falë mardhënieve të mira që kanë të dyja klubet mes vete, por edhe tifozëritë.

klubi i Trepçës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare e ka falenderuar qytetin e Suharekës, për mikpritjen që i’u është bërë ”minatorëve” në dy duelet e zhvilluara atje.

Duam të falënderojmë Golden Eagle Ylli dhe gjithë Suharekën për pritjen vëllazërore që i është bërë klubit dhe tifozëve tanë në dy ndeshjet finale të këtij edicioni në PlayOff”, thuhet në postim të bashkëngjitur edhe me një fotografi.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Seria finale mes Trepçës dhe Yllit është 1-2 në favorin e ekipit nga Suhareka e dueli i katërt i serisë zhvillohet të enjtën në ”Minatori”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.