Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina sot ka bërë një postim interesant në llogarinë e tij në Facebook.
Qendra therandase që ishte njëri nga lojtarët kryesorë të ekipit në përsëritjen e suksesit, duke u shpallur kampionë të Kosovës, sot është zgjuar nga gjumi me trofeun e titullit pranë vetes.
”Mirëmëngjesi njerëz! Gjeje kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë?”, shkruan Morina në Facebook.
Derisa tutje tregon edhe motivin se çfarë e shtyri që ta marrë pranë vetes dhe në shtrat trofeun e titullit: ”Foto e frymëzuar nga kapitenët: Edvin Kuc & Kushtrim Gashi” (aludon tek ekipi i futbollit nga Suhareka që sivjet e fitoi titullin në futboll).
Morina që është edhe reprezentues i Kosovës, sivjet e zhvilloi edicionin e tij të dytë me Yllin dhe ishte njëri nga individët kryesorë të skuadrës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.