Basketboll

YLLI E ELIMINOI NË GJYSMËFINALE, PRISHTINA BËHET KLUBI I PARË QE E URON PËR TITULL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës është ekipi i parë dhe i vetëm (përjashto Trepçën) që deri tani e ka uruar Golden Eagle Yllin për titullin e kampionit të fituar dje.

Edhe pse ishte pikërisht Ylli që i eleminoi në gjysmëfinale të ”play off”-it (3-0), prishtinasit u treguan shumë korrekt, pa mbajtur inate dhe sot e kanë uruar klubin nga Theranda për titull e kjo sigurisht që duhet të shërbejë si shembull i mirë.

Urime titulli i Kampionit të Kosovës në Basketboll, K.B. Golden Eagle YLLI”, shkruan në postimin e shkurtër të KB Prishtinës drejtuar Yllit.

Deri më tani, vetëm Trepça (si rivale e finales) dhe Prishtina e kanë uruar zyrtarisht ekipin e Yllit për titullin e fituar dje, normalisht që gjatë orëve në vijim mund të ndodhë që të ketë urime edhe nga klubet e tjera.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.