Basketboll

EFESI NË FINALE TË ELITËS TURKE, LËNDOHET RËNDË MICIC

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Euroligës dhe ligës turke, Anadolu Efes ka arritur në finale të ”play off”-in për elitën turke.

Gjiganti nga Stambolli e demoloi rivalin lokal, Galatasarayn në duelin e pestë të serisë 104-77 (3-2), për të arritur në finalen e madhe ku e pret Fenerbahçe.

Magjiku amerika, Shane Larkin ishte fantastik në fitoren e sontme të Efesit me 28 pikë, 6 asiste e 4 kërcime, derisa mori ndihmë edhe nga Bryan Dunston e Vasilije Micic me nga 14 pikë secili.

Vlen të ceket se Micic e la parketin para kohës së rregullt, për shkak të një lëndimi goxha të rëndë që e pësoi, derisa AsistiOnline.com nga burime të lidhura ngushtë me Efesin, ka mësuar ekskluzivisht se ai pritet t’i mungojë Efesit minimum në dy duelet e para të finales e ndoshta edhe më shumë.

Anadolu Efesi dhe Fenerbahçe pritet të nisin serinë e finales kah mesi i javës së ardhshme.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.