Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
VASHAT E KOSOVËS NË 3×3, MPOSHTEN NGA MALTA DHE MBYLLIN GARAT NDËRKOMBËTARE – AsistiOnline
Basketboll

VASHAT E KOSOVËS NË 3×3, MPOSHTEN NGA MALTA DHE MBYLLIN GARAT NDËRKOMBËTARE

Kosova 3×3 te femrat ka përfunduar garat në FIBA Europe Cupe. Vashat dardane janë mundur nga Malta me rezultat 14:12.

Maltezet e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 5:1, e më pas edhe 8:2, por ekipi i Kosovës nuk dorëzohet dhe rikthehet shpejt për të afruar rezultatin në 9:7, e më pas edhe 12:10, por pa arritur të bëjë më shumë dhe pësuan me shifrat 14:12.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën te femrat në këto gara. Ndërkohë, meshkujt nga ora 14:45 do të përballen me Luksemburgun.

Komentet janë të mbyllura.