Prishtinë(AsistiOnline) – S’ka mjaftuar performanca e mirë e Edon Maxhunit, për të shmangur disfatën e Heroes Den Boschit në ligën e përbashkët mes Holandës dhe Belgjikës.
Den Boschi u mposht në ndeshjen e dytë gjysmëfinale nga Donar Groningeni me shifrat 100-101 dhe për vetëm 1 pikë më shumë se Den Boschi nga dy ndeshjet, kaloi në finale.
Edoni në këtë duel ishte prej më të mirëve te Den Boschi me 20 pikë, 7 asiste e 2 kërcime.
Kjo fitore e kualifikoi Donarin në finale të ligës së përbashkët, Holandë-Belgjikë, atje ku do të ndeshet me Leidenin poashtu ekip holandez që eliminoi në gjysmëfinale, belgët e Oostendes.
Den Boschi tash do ta zhvillojë sfidën për vendin e tretë me Oostenden.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.