Basketboll

SUPER-TALENTI ARLIND KONJUHI I BASHKOHET KOSOVËS U-18

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-talenti me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arlind Konjuhi ju është bashkuar edhe sivjet Kosovës U-18.

16 vjeçari që është emër i njohur për gjeneratat e reja edhe në SHBA (Teksas), ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me Kosovën U-18 dhe që në start ka treguar vlerat e veta.

Edhe pse shumica e bashkëlojtarëve të tij, janë për 1/2 vite më të mëdhenjë në moshë, kjo nuk e pengon fare që Arlindi t’i tregojë aftësitë e veta e sidomos specialitetin e dashur për të, shutin nga çdo pozitë.

Realisht, Arlindi tashmë është mësuar me grupmosha më të mëdha se ai, pasiqë trajnerët në SHBA, lojën e tij e vlerësojnë në një nivel mbi moshatarët e tij dhe kjo e bën atë që të ketë hapësira unike, por kjo nuk e pengon fare që t’i mposht kundërshtarët pa problem.

Djaloshi që në Kosovë vije nga qyteti i Vushtrrisë edhe vitin e kaluar ishte pjesë e Kosovës U-16 dhe ishte ndër individët më të dalluar të ekipit në suksesin që e arritën, duke e fituar grupin dhe duke u inkuadruar në Divizionin B.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.