Basketboll

BOSTONI MPOSHT GOLDEN STATE, RIKTHEN AVANTAZHIN E FINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar duelin e tretë të serisë së përgjithshme finale të NBA-së ndaj Golden State Warriors.

17 herë kampioni i NBA-së e fitoi duelin ndaj skuadrës së Steve Kerr me shifrat 116-110.

Jaylen Brown me 27 pikë, Jayson Tatum me 26 e Marcus Smart me 24 sosh, ishin tre lojtarët kyçë në këtë fitore me shumë vlera për Celtics.

Derisa te Warriors nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Stephen Curry me 31 pikë, Klay Thompson me 25 e Andrew Wiggins me 18 pikë.

Me këtë fitore, Bostoni e rikthen avantazhin e serisë finale në 2-1, derisa edhe duelin tjetër e zhvillon poashtu në ”TD Garden” me 11 qershor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.