Prishtinë(AsistiOnline) – Arti Hajdari pritet që sivjet të rikthehet në vendlindje dhe në klubin ku u zhvillua si lojtar i basketbollit.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se me insistimin e madh të drejtuesve të skuadrës, fundori pejan do të rikthehet në ‘shtëpi’ dhe të e vazhdojë karrierën afër familjes.
Në dy edicionet e fundit, Hajdari ka luajtur te skuadra simpatike e Prizrenit 16, duke qenë i shkëlqyer, sikurse me lojë ashtu edhe me statistika.
Me prizrenasit në edicionin e sivjetm, Hajdari luajti me 16.3 pikë, 2.7 kërcime e 2.7 asiste për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.