Basketboll

EKSKLUZIVE: MARIN DOKUZOVSKI PRITET TË MBETET TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Se na pret një edicion super i zjarrtë i radhës në basketbollin e Kosovës, kjo nuk është fare e vështirë të kuptohet.

Ende pa u mbyllur mirë, stinori i këtij edicioni, klubet kosovare pëR dallim nga vitet e tjera, sivjet kanë nisur që shumë herët të përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Pas Trepçës që ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin, AsistiOnline.com ka mësuar eksluzivisht se skuadra e Pejës tashmë i ka ofruar vazhdimin e bashkëpunimit pa u menduar dy herë, trajnerit maqedonas Marin Dokuzovski, me të cilin e fituan Ligën Unike mbarëshqiptare dhe janë disa detaje të vogla që i ndajnë nga marrëveshja zyrtare.

Dokuzovski erdhi vonë te Peja sivjet dhe me një ekip që e konsolidoi dosido, arriti të sjellë trofe në kampin verdhezi, njëkohësisht e mbushi ”Karagaç”-in me përplotë tifozë sikur në vitet e para të pasluftës.

Peja ju ka premtuar tifozëve të saj edhe një super-stinor të ardhshëm, meqenëse ka vazhduar kontratat me shumicën edhe të sponzorëve nga viti i kaluar e duket se stabiliteti financiar do të jetë edhe sivjet aleat i tyre.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.