Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dy sezoneve të suksesshme nën-drejtimin e Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiq duket se do të mbetet edhe për një edicion tjetër me therandasit.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se të dyja palët janë afër marrëveshjes që do ta mbante trajnerin me prejardhje nga Bosnja, për së paku edhe një edicion në Suharekë.
Në fakt, Beqiragiq vitin e kaluar nënshkroi kontratë dy vjeçare me therandasit, por që në të janë disa specifika ku edhe mund të largohet, por sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë.
Nën-drejtimin e Beqiragiqit, Ylli arriti të fitojë katër trofe, dy herë radhazi titullin e kampionit, Ligën Unike dhe Superkupën e Ligës Unike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.