Prishtinë(AsistiOnline) – Dyshja e bujshme vendore e Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati janë afër të vazhdojnë edhe për një stinor me ekipin nga Theranda.
AsistiOnline.com ka mësuar se dyshja e lojtarëve në fjalë janë në bisedime të avancuara me kampionin aktual të Kosovës dhe gjithçka mund të finalizohet shpejtë.
Kastrati dhe Morina janë pjesë e Yllit në dy sezonet e fundit dhe së bashku kanë arritur ti sjellin ekipit, katër trofetë e parë në histori të klubit e kësisoji llogariten si ‘heronjë’ në Suharekë.
AsistiOnline.com ditë më parë raportoi se Kastrati është kontaktuar edhe nga Trepça, por jo zyrtarisht mësohet se për prishtinasin ka pasur interesim të madh edhe nga ekipet tjera nga elita kosovare, por me shumë gjasa nuk pritet të ndërrojë ekip, as ai e as Morina që poashtu raportohet se është në ‘radarin’ e disa ekipeve.
Një prej arsyjeve kryesore për vazhdimin e kontratave me Yllin, Kastrati dhe Morina e kanë pjesëmarrjen e klubit suharekas në gara ndërkombëtare edhe pse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por drejtuesit e klubit e kanë pohuar shumë shpesh në media se pritet që të luajnë në Champions League.
Sigurisht që AsistiOnline.com do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet që ndodhin kohë pas kohe në merkaton kosovare, pasi sivjet klubet kanë filluar të organizohet për stinorin e ri shumë më herët.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.