Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor të klubit.
Burime të AsistiOnline.com të afërta me klubin prizrenas, kanë bërë me dije se në këtë Kuvend është zgjedhur kryetari i ri i klubit, derisa ndryshime ka pasur edhe në kryesi.
Tyran Kosova, ish-basketbollist dhe me profesion doktor i shëndetësisë, është zgjedhur kryetar i klubit më të vjetër të basketbollit në Kosovë, Bashkimi.
Të kujtojmë se deri tani, kryetar i ri i klubit ka qenë, Rini Shpendi.
Gjatë orëve në vijim, pritet që edhe vetë klubi prizrenas të njoftojë zyrtarisht për këto ndryshime në strukturën organizative.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.