Prishtinë(AsistiOnline) – Pas konfirmimit të Golden Eagle Yllit në Champions League edhe një skuadëe tjetër kosovare po synon që sivjet të luajë në garat ndërkombëtare.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se është ekipi i Pejës, që po bëhet gati për garim në kompeticioni prestigjioz, FIBA Europe Cup.
Ka shumë gjasa që Pejën sivjet ta shohim përsëri në garën ku ishte pjesëmarrëse edhe gjatë stinorit 2016/17.
Ky lajm i mirë për pejanët vije pas punës së madhe që po bëhet nga kryesia e klubit sidomos në dy vitet e fundit e përpos sponzorëve aktualë, deri në shtator Peja pritet ti prezantojë edhe 2 sponsorë të rinj në synim që të forcohet sa më shumë edhe financiarisht.
AsistiOnline do vazhdojë t’ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e reja, kohë pas kohe te Peja, por edhe klubet tjera.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.